Deputeti i PS, Erion Braçe tha se është dakord që duhet të ketë një hetim për çështjen McGonigal, si dhe njerëzve të tjerë së bashku me të, por shtoi se duhet filluar nga origjina dhe se të kujt janë “ato para”.

Ai iu drejtua deputetes së PD Albana Vokshi, duke e pyetur nëse është marrë në pyetje në atë kohë Lulzim Basha për origjinën e para që pretendohet se janë ruse, sikundër PD kishte deklaruar.

Po ashtu ai i tha deputetes se nuk i shkon të mbajë dy qëndrime të ndryshe, në kohë të ndryshme.

Do doja të thoja diçka me aksesin e lirë që duhet të kenë gratë për të hyrë në Kuvend, të gjitha gratë që nuk mbajnë mbi vetë përgjegjësi të prishjes së seancave.

Thënë këtë pa më të voglin diskutim i heqim mundësinë burrave për të përdorur gratë si kokë dashi, për t’i bërë bisht burrat përgjegjësisë për atë që shkaktojnë në sallën e kuvendit. Burrat të bëhen burra dhe të mbajnë përgjegjësinë dhe të mos fshihen nga grave.

U bë e disa seancë që të thuhet se kjo ndodh se na është mohuar e drejta e fjalës. Çështja ka në thelb tre deklarime parash, janë deklarime zyrtare të bëra në Departamentin amerikan i drejtësisë, nga lobisiti që ishte në nënkontratë me PD. Edhe kjo marrëdhënia me McGonigal e të tjerë njerëz së bashku me të, duhet të sqarohen deri më një, ama ta fillojmë nga origjina, të kujt janë këto para që deklarohen këtu?!

Nënkontratë me PD, amerikani ka deklaruar këtu se të kujt janë këto para. Në gjykimin e këtij amerikanit, këto para ishin të një kompanie që ishte ruse. Meqë Albana ka qenë një nga të zëshme të kësaj çështje, kam një deklaratë shumë të qartë këtu, mjafton që ju të hyni në google dhe të kërkoni paratë ruse në PD dhe ju del: Berisha: Paratë ruse në PD, do marrim në pyetje Bashën.

E keni marrë në pyetje bashkën për paratë? Prit prit. Paratë ruse në PD thotë Berisha, ‘u kemi shpërndarë deputetëve formularë me pyetjen; besoni se janë para ruse apo jo’.

Tani, i keni plotësuar këto para apo jo? Nuk të shkon Albana të mbash qëndrime të ndryshme në kohë të ndryshe, mbaje sipas erës së parfumit jo sipas erës së naftës”, deklaroi ai.

Ndërkohë, sa i takon Projektligjit të propozuar nga PS “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish – ndërmarrjeve bujqësore”, ai tha se nuk do ta votojë.

“Tani vijmë te ligji i qeverisë. Do ta pranojë me kënaqësi çdo akuzë në raport me këtë ligj, për të qenë e qartë, njerëzit që përfitojnë nga ky ligj i kanë marrë pronat e ndërmarrjeve bujqësore, para 1997. Jam kundër dhe nuk do ta votoj, sepse mendoj se njerëz që kanë privatizuar objekte bujqësore nga 1992-1997, nuk mundet të paguajnë sot me çmimet e atyre viteve objekte që sot ka nevojë fshati. Në fshat ka nevojë për hapësirë publike. Na duhet hapësira publike për të ndërtuar vepra publike. Kush nuk ka paguar para nga 92 deri në 98, e deri më sot, nuk ka pse përfiton nga këto prona.

E dyta që kam, ne me buxhetin kemi caktuar 3.9 mln mbështetje për bujqësinë për këtë vit, qeveria ende nuk ka nxjerrë vendimin për masat mbështetëse. Dua ta përsëris shqetësimin. Ciklet e shërbimeve në bujqësi nuk mundet që bujku të presë se kur do dalë vendimi nga ministria që të fillojnë të mbjellin tokën. Ndaj lutem të bëjmë ç’është e mundur që ky vendim të dalë sa më parë. Me qëllim që bujqit ato para t’i shfrytëzojnë, përndryshe nëse ua japim në drejtor, nuk kanë asnjë vlerë”, tha Braçe.

VIJON….

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: