Sanksionet amerikane kundër Rusisë lidhur me një sulm me agjent nervor në Britani do të fillojnë të zbatohen të hënën, njoftohej të premten në Regjistrin Federal, një katalog i përditshëm i veprimeve dhe rregulloreve të agjencive qeveritare, raporton VOA.

Planet e Departamentit të Shtetit për të ndërprerë ndihmën e huaj, disa procese të shitjes së armëve e financime për Rusinë, sikurse ndalimi i eksportimit të mallrave sensitivë që lidhen me sigurinë dhe teknologjinë pritet të publikohen zyrtarisht më 27 gusht.

Planet për vendosjen e sanksioneve u njoftuan nga administrata Trump më 8 gusht dhe lidhen me atë që Departamenti i Shtetit thotë se ishte përgjigjja ndaj përdorimit nga Moska të një substance nervore kundër një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij në Britani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: