Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi është përgjigjur në emisionin ”Sport News Plus” në News24 për aludimet se në ndeshjen Vllaznia-Kukësi janë lejuar më shumë tifozëve se çfarë e lejon protokolli për pandeminë.

Nexhpi thotë se i përket FSHF kjo çështje dhe vendos ajo nëse ndeshja vijon ose jo me atë numër tifozës.

Ai nuk e fsheh dëshirën për t’i parë sërish tifozët në stadiume dhe që futbolli të normalizohet.

“Mezi po presim të gjithë tifozët. Nuk është futbolli ai që duhet të jetë me tifozë. E dëgjova me vëmendje Olsin. Në Shkodër kishte më shumë njerëz sesa nga stadiumet e tjera edhe me Kukësin. Besoj se është gjë që i përket federatës. Ata duhet të përcaktojnë nëse ndeshja të vazhdojë apo jo. Besoj se duhet të normalizohet si jeta futbolli po të kthehen tifozët”, u shpreh Nexhipi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb