Fernardo Santos është shumë pranë largimit nga Portugalia. Pas dështimit në Botërorin e Katarit, zgjidhja e marrëveshjes mes palëve duket vetëm çështje kohe.

Sipas Record, ka një emër konkret për pasuesin e Santos. Bëhet fjalë për Jose Mourinho, teknik ky që shihet si personi i duhur që mund të kthejë lavdinë te luzitanët.

Gjithsesi, për një akord të mundshëm, ka mjaft pengesa. Mourinho ka një kontratë, e cila e lidh me Romën deri në vitin 2024. Gjithsesi, ideja e drejtimit të një kombëtarje të tillë mund t’i prishë mendjen portugezit…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: