TIRANE- Avokati i ish-deputeti Mark Frroku ka kërkuar që çështja ndaj klientit të tij të gjykohet me procedurë normale.

“Nuk duam gjykim të shkurtuar”, mësohet të ketë thënë pala mbrojtëse. Sipas avokatit, prokuroria nuk ka identifikuar dëshmitarët.

Më 11 maj Gjykata e Tiranës ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Frrokun, në lidhje me vrasjen e ndodhur në Belgjikë në 1999. Në rast se dënohet nga gjykata, Mark Frroku përfiton nga gjykimi i shkurtuar uljen me 1/3 e dënimit.

Frroku akuzohet për “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë, kur pas një përleshje ndërmjet të akuzuarit Frroku, në bashkëpunim me disa të tjerë, ka mbetur i vdekur shtetasi shqiptar Aleksandër Kurti. Në bazë të veprimeve procedurale hetimore, rezulton se i pandehuri Frroku dhe 3 bashkëpunëtorët e tij kanë vrarë shtetasin Kurti, për shkak të përplasjeve në aktivitetin e paligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: