Gonzaolo Higuanin vijon të jetë një shqetësim në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Klubi bardhezi nuk po arrin ti jap një zgjidhje përfundimtare kësaj çështje e cila po zgjatet shumë në kohë, argjentinasi po degdiset në çdo klub që e kërkon në formë huazimi por në fund askush nuk e blen. E njëjta situatë po përsëritet sërish, Chelsea nuk pranoi të blej kartonin e “El Pipiatas” duke bërë që sulmuesit të rikthehet sërish në Torino, Juve ka ende në pronësi kartonin e tij.

Gonzalo Higuain Chelsea 2018 19 Vsx0w3i5ivdn1e7xlax2lliep
Gonzalo Higuain Chelsea 2018 19 Vsx0w3i5ivdn1e7xlax2lliep

Agjenti i lojtari theksoi se në Itali, Higuain mund të qëndroj vetëm te Juventus, duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend të luaj për ndonjë skuadër tjetër. Problemi është se bardhezinjtë kanë një ofensivë të mbipopulluar, as fakti që në stol është Sarri nuk mund të mjaftoj për të mbajtur Higuanin në skuadër, për më tepër që nuk ka një marrëdhënie të mirë më C.Ronaldon. Askush nuk e mendon që Higuanin do të luaj në një formacion me CR7, në këtë kushte, Fabio Paratici duhet ti gjej një sistemim të ri.

Gonzalo
Gonzalo

Roma është skuadra e parë që kërkon shërbimet e argjentinasit, as Juve nuk do të ishte kundër këtij transferimi por ende nuk ka ardhur konfirmimi nga vetë lojtari. Kryeqyteti do të ishte një mundësi e mirë për Higuain për të nisur edhe një herë gjithçka nga e para, një mundësi të për tu hakmarrë ndaj atyre që nuk besuan dhe nuk besojnë, Juves mbi të gjitha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: