Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar trupën gjykuese që do të marrë në dorë çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Nertina Kosova do të jetë si kryesuese apo relatore, kurse Saida Dollani dhe Dhimitër Lala janë anëtarët e tjerë që do e gjykojnë.

Në shkallë të parë, Llalla u dënua me 2 vite burg dhe disa pasuri të tija iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik.

Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb