Rafael Leao ende nuk ka rinovuar me Milanin dhe situata duket mjaft e sikletshme në Milano. Trajneri i njohur, Fabio Capello ka dhënë opinionin e tij për këtë çështje, e cila është ende e pazgjidhur.

“Leao mbetet një fenomen, nuk mund ta largosh nga skuadra. Është një lojtar i jashtëzakonshëm edhe pse nuk po paraqitet njësoj si sezonin e kaluar”

Motivi për Capellon është diçka jashtë fushës së lojës. “Për momentin, njësoj si Zaniolo, edhe Leao është këshilluar keq. Ai e ka mendjen te kontrata dhe jo në fushë. Ne duhet ta lëmë të qetë, por ta lësh jashtë fushës nuk ndihmon, madje e mërzit më shumë”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb