Ander Herrera, mesfushori spanjoll i PSG i intervistuar nga mediet spanjolle për të folur për zhvillimet te klubi francez.

“Tredhëmbëshi i famshëm i PSG-së? U kam thënë të mos flenë. Nëse unë jam golashënuesi më i mirë i ekipit, do të jetë më keq për ta. Ata kërkojnë dhe kënaqen shumë me njëri-tjetrin. Messi, Neymar dhe Mbappe janë shumë të përfshirë dhe të impenjuar. Kur sheh numrin një në botë që punon aq seriozisht, të frymëzon.”- tha ai.

 

Ander Herrera ka shprehur kënaqësinë të luajë përkrah Messit në dy ndeshje.

“Në futboll ka lloje të ndryshe lidershipi. Ka një kapiten që të inkurajon, por ka edhe liderë që japin shembullin. Ky është Leo, i pari që mbërrin në palestër apo stërvitje. Kur numri 1 nuk merr asgjë lehtë i bën të rinjtë të thonë: “nëse numri 1 është kështu, ne duhet ta ndjekim.”

Sidoqoftë, ajo që nuk e befasoi Herreran është vendimi për të mbajtur me çdo kusht Mbappénë.

“Kisha intuitën se ai do të qëndronte. Klubi na kishte thënë gjithmonë se Mbappe nuk do të largohej. E pyeta dy javë para se të mbyllej tregu dhe ai më tha: “do të jem këtu”. Ajo që do të ndodh këtë sezon mund të ndikojë që Mbappé të qëndrojë.”

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: