Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu i ftuar në rubrikën “Opinion”News24 foli për ngjarjet më të nxehta në politikë.

Për çështjen “McGonigal”, Gogu tha se opozita kërkon të hetojë një ngjarje ku janë falsifikuar firma duke bërë po të njëjtën gjë, teksa shtoi se Berisha ka hallin e vulës.

“Berisha ka marrë podiumin e tij. Trazirat Berisha i ka nisur para McGonigal. McGonigal është një ish-zyrtar i FBI-së i cili sot po nga FBI është duke u akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe falsifikim të rremë. Këta këtu duan të hetojnë një ngjarje ku janë falsifikuar firma duke bërë të njëjtën gjë. Berisha ka një hall, atë të vulës. Ai nuk i qan dot hallet e demokracisë, pasi është i padëshirueshëm për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ka firma të falsifikuara, janë firmat e deputetëve të PD, që nuk kanë që as në Shqipëri. Ata kanë doktoratura në falsifikime”, tha Gogu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb