Në studion e emisionit “Frontline”News24 u diskutua për përfshirjen e kryeministrit Rama në skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Avokati Genc Gjokutaj, u shpreh se prokuroria dhe SPAK nuk janë gjendje që të hetojnë këto raste, pasi këtij të fundit i është prishur rehatia nga politika.

Po ashtu ai theksi se aferat që po ndodhin në vend do i quajmë si kartona të Walt Disney, ku ka shtuar dhe kritikat për mediat shqiptare në lidhje me vonesën e transmetimit të lajmit.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Gjokutaj: Në restorantin ku kanë ngrënë, kanë dalë jashtë dhe ne parkim ka marrë 80 mijë euro. Ky fakt ka ndodhur, lekët janë marre në parking thuhet. Personi A dhe B janë staf dhe miq të Ramës.

Aktakuzën e kam përballë. Si mund të vë unë në dyshim një aktakuza nga SHBA. Aktakuza thotë se, këtu jepen të dhënat me datë, orë dhe personat, kjo do të thotë se ka hetim, pra nuk ka dyshime pasi është akt zyrtar. Ç’punë ka një zyrtar i FBI të bëhet mik me Ramën? Hera e parë ishte rastësi, herën e dytë dhe të tretë është më i rëndë. Ne nuk po e dënojmë Ramën, por të thuhet se është një hiç, nuk është ashtu. SPAK është shefi i lokalit. Ja do e shohim SPAK-un siç bëri më inceneratorët.

Klosi: Përmendet se çfarë i thotë zyrtari Ramës. Pra, gjer këtu më duket këshillë e drejtë. Ata njerëz që i quajnë bashkëpunëtorë të ngushtë, janë të interesuarit. Zyrtari i lartë në prag të pensionit, kërkon të mbledhë ca lekë dhe i kanë dale këta njerëz. Prokuroria i ka të gjërat për të parë nëse vendimet e Ramës për puset e naftës, janë korrupsion apo jo. Le ti hetojnë. Nuk ka kuptim të bëhen akuza kaq të rënda.

Gjokutaj: Ramës i janë arrestuar të gjithë miqtë, i ka ngelur njeri atij? Sepse ai akuzohet për kapje të institucioneve prandaj bëhet kjo gurgule dhe kazani këtu në Shqipëri zien akoma ë shumë.

Klosi: Lobimet në SHBA nuk janë anti-ligjore. Për Bashën, mbase nuk e di ai që ata që e mbështetën i kanë marrë nga rusët. Ndërsa kjo e Ramës është tjetër gjë. Rama ka kërkuar që të sqarohet që të bëhet diçka për të hetuar nëse paratë janë ruse. Le të hetohet nga SPAK.

Gjokutaj: Do i quajmë aferat si kartonë të Ëalt Disney. SPAK deri më sot nuk është marrë me çështje të këtij niveli, jo vetëm që nuk i ka hetuar por as nuk u ka dhënë përgjigje kallëzueseve, pasi e ka për detyrë. Kur bëhen kallëzime dhe shkohet në Prokurori, duhet të mendohesh mirë, pasi ka një barrë të rëndë. Prokuroria është përdorur dhe vazhdohet të përdoret SPAK-t i ka prishur rehatin politika. Procesi ka dhe një formë shteruese në fund. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Është e turpshme për mediat shqiptare, që kur po flitej në botë për çështjen e FBI, ato hapnin lajmet me kronika të vockla, me rrëzimin e autobusëve në Indi.

Klosi: Po edhe sa të dalë një lajm në botë dhe trajtojmë si një fatkeqësi të madhe…

Gjokutaj: Po çfarë të bëhet, kur? Ju profesor thoni ‘sot ndodhi vrasja, ne ta hetojmë pas një muaji’. Nuk ka asnjë indice që SPAK të merret me këtë punë. Dhe nga politika është lënë si debat. Pse insistohet? Dijenia e subjekteve të individëve politikë është i njëjtë për të gjithë. SPAK i ka të gjitha instrumentet. Nuk ka të dëmtuar sot. Ai po korr atë që ka mbjellë. Kjo është politika shqiptare. Këtu kazani vlon, sot kjo temë ia ka lënë një tjetre nesër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb