Seanca e parë e komisionit të zgjedhur nga Kongresi për të hetuar në lidhje me përdorimin e agjencive qeveritare si armë politike, do të mbahet nesër.

Anëtarja e komisionit Elise Stefanik ka deklaruar se në seancën e parë do të vendosen bazat për seancat e radhës.

“Personat e përfshirë do të mbahen përgjegjës! Ne do t’i shkojmë çështjes deri në fund dhe do të japim të vërtetën dhe llogaridhënien në emër të patriotëve amerikanë që janë shënjestruar padrejtësisht nga agjencitë e korruptuara qeveritare”, tha ajo, duke përmendur përvojën e saj në mbrojtjen e ish-presidentit Donald Trump nga fajësimi.

Në janar, Stefanik renditi abuzimet e “shtetit të thellë” që komiteti do të hetojë gjatë dy viteve të ardhshme.

“Merrni FBI-në dhe DOJ-në për fillim. Ekziston një listë e gjatë abuzimesh dhe shënjestrimi të paligjshëm. Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së të Bob Mueller-it në atë kohë kreu i kundërzbulimit akuzohet për pranimin e qindra mijëra dollarëve nga Rusia.

Ish-zyrtari kryesor i FBI-së është Charles McGonigal, i cili ishte agjent special i ngarkuar në Divizionin e Kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork. Në janar, McGonigal u padit nga Departamenti i Drejtësisë për pastrim parash dhe “pajtim për të ofruar shërbime” për Oleg Deripaska, një oligark rus i sanksionuar.
Ky komitet i përzgjedhur do të jetë një nga mjetet e shumta që kemi në shumicë për të arritur tek e vërteta dhe për t’u siguruar që populli amerikan ta dijë të vërtetën”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb