Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për shtyp foli për çështjen e “McGonigal” dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama.

Meta tha se hetimi i kësaj çështje nga SHBA është shumë i rëndësishëm për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë, por është më i domosdoshëm hetimi i veprimtarive antikushtetuese të paligjshme dhe mafioze.

Më tej u shpreh se Rama ka përdhosur zyrën e kryeministrit duke joshur dhe korruptuar zyrtarë të lartë me qëllim instalimin plotë të narko-shtetit dhe kleptokracisë.

“Jam i bindur se të gjithë jeni shokuar dje me shfaqjen tepër të shëmtuar të Kuvendit dhe drejtuesve të tij, në dirigjimin e Edi Ramës, i kapur në flagrancë në një komplot të qartë kundër demokracisë, pluralizmit politik dhe rendit kushtetues në vend, duke përdorur, manipuluar, joshur dhe korruptuar zyrtarë të latë të vendeve partnere.

Çdo përpjekje e Ramës për t’iu shmangur të vërtetës përfshirë dhe hetimin Parlamentar, për këtë aferë skandaloze korrupsioni që ka pushtuar lajmet kryesore të mediave në SHBA, Britani dhe gjithë Evropës.

Është një konfirmim i fajësisë së tij dhe tentativë e dëshpëruar si skuth llogaridhënies së pashmangshme. Asnjë shqiptar nuk do të pranojë kurrë të ketë një kryeministër, zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë me veprimtari të paligjshme në dëm të interesave më të larta të shqiptarëve.

Përdorimi i McGonigal dhe jo vetëm, në mënyrë të paligjshme dhe korruptive të Edi Ramës kundër opozitës dhe kundërshtarëve të tjerë politikë është shumë flagrant, I gjerë dhe më I thellë se faktet e publikuara deri më tani.

Ndaj hetimi i kësaj çështje nga SHBA është shumë rëndësishëm për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë, por është më domosdoshëm hetimi i veprimeve antikushtetuese të paligjshme dhe mafioze të bëra nga Rama që përdhosi zyrën e kryeministrit duke joshur dhe korruptuar zyrtarë të lartë të huaj për të porositur investigime të kundërshtarëve politikë, me qëllim shkatërrimin e instalimit të plotë të narko-shtetit dhe klepotokracisë. Edi Rama nuk është vetëm në konflikt interesi me detyrën e tij sepse është çdo sekondë në konflikt interesi, po ka shkelur rëndë Kushtetutën duke përdorur korrupsionin për të minuar pluralizmin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: