Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp ka folur për çështjen “McGonigal” ku ka akuzuar dhe sulmuar kryeministrin Edi Rama për implikim në veprimtari mafioze.

“Departamenti i drejtësisë në SHBA ka konfirmuar vijimin e hetimeve për Mcgonigal për zbardhjen e plotë dhe evidentimin e çdo personi që ka bashkëpunuar si dhe arsyet e bashkëpunimit me të. Drejtori i FBI, Christopher Ëray ka deklaruar zhvillimi e një hetimi të jashtëzakonshëm pasi çështja lidhet me sigurinë kombëtare të SHBA por dhe më gjërë.

Bashkëjetuesja e Gonigal ka deponuar për drejtësinë amerikane dhe FBI se pika e lidhjes kyçe së veprimatirisë së gonigal ka qenë Edi Ram

Në akuzën zyrtare përmendet 14 herë, kryeministri Rama i cili është i vetmi kryeministër që përmendet në akuzë.

Megjithatë qytetarët shqiptarë kanë disa pyetjeve për kryeministrin dhe ne kërkojnë me forcë nga drejtësia që t’i zbardhë.

Sa herë ka hyrë Gonigal në Shqipëri? Vetëm nga fotot që kanë dalë në media kuptohet qartë që hyrjet janë shumë më tepër sesa thuhet në raportin e Departamentit të Drejtësisë.

Çfarë kërkon Gonigal e çfarë kontributesh të veçanta ka pasur ai për Tropojën për të marrë titullin qytetar nderi. Çfarë e lidh Damian Gjiknurin që ka qenë thjesht ministër i Energjetikës me drejtorin e FBI dhe me shpalljen qytetar nderi në Tropojë. Çfarë kontributesh ka pasur Gonigali për qytetin e Kukësit dhe çfarë e lidh atë me zyrtarët atje me të cilët ka ngrënë dreka e darka.

Çfarë kërkon biznesmeni privat në evenimentin zyrtar në SHBA për hyrjen në Këshillin e Sigurimit kur Edi Rama thotë që nuk e njoh fare por ma solli Gonigal. Autoritetet shqiptare janë turpëruar mjaft dhe kanë treguar me mosveprimet e tyre implikim, inkriminim dhe asgjësimin e shtetit, ndaj urgjentisht të bashkëpunojnë me SHBA dhe të vënë në dispozicion:

Të gjithë informacionin për hyrje daljet reale të Gonigalit. Listën e plotë e të detajuar të të gjithë personave të kontaktuar prej tij dhe arsyen e këtyre kontakteve. Intinerarin e lëvizjeve dhe lidhjet me bizneset në Shqipëri. Përfitimet financiare nga fondet publike, duke treguar se paku gatishmëri për të dalë nga ky llum mafioz ku është zhytur vendi.

Të hetohet deri në fund roli mafioz i Rosinit dhe Gonigalit ne djegjen e mandateve, veprimet e tyre, kontaktet me politikën dhe gjithçka që lidhet me këtë moment.Roli i tyre në kapjen e reformës në drejtësi, format e shantazhit të përdorura në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, komunikimet me prokurorë, hetues, prokurorë të SPAK-ut etj.

Edi Rama ka humbur çdo të drejtë që të vazhdojë të jetë kryeministër.

Edi Rama duhet të largohet menjëherë sepse mbi të rëndojnë faje tepër të rënda duke filluar nga korruptimi i zyrtarëve të lartë amerikane për qëllime të goditjes mafioze të opozitës, të favorizimit të oligarkëve rusë të afërt me Putinin dhe të shpërdorimit të fondeve dhe përgjegjësive publike në funksion të veprimeve të paligjshme dhe anti-shtetërore. Drejtësia të fillojë hetimet urgjente nga koka e këtij komploti që është Edi Rama”, tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb