Pas stuhisë vjen qetësia për Lionel Messin. Trajneri i PSG, Galtier ka thënë në konferencën për shtyp se sulmuesi argjentinas është mjaft i qetë dhe se do luajë nesër nga minuta e parë ndaj Ajaccio.

“Leo është Leo Messi. Nuk do t’ju tregoj për statistikat këtë vit, të cilat janë statistika shumë interesante. Kur ai është në fushë, ju vetëm duhet të rregulloni disa gjëra për të gjetur një ekuilibër të mirë dhe një fazë të mirë sulmuese. Natyrisht fola me Leon sapo u kthye, për të parë se në çfarë humori është.

E gjeta shumë të qetë. Ai është shumë i motivuar për të luajtur, shumë i vendosur për të fituar një titull tjetër. Po, Leo do të fillojë nga minuta e parë nesër” – Tha ai. Kujtojmë që Messi u pezullua me 2 javë për shkak se u largua jashtë vendit pa leje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: