Në emisionin “Real Story” në “News 24” po diskutohet raporti i Komisionit të Venecias për presidentin e Republikës Ilir Meta.

Analisti Arjan Vasjari tha se nuk mendon se presidenti Meta ka bërë ndonjë shkelje të madhe për 30 qershorin. Mirëpo, Vasjari nënvizon se edhe sikur meta të kishte informacion se më datë 30 qershor do të kishte ngjarje të pakëndshme, ai s’ka të drejtë të marrë vendime kaq drastike.

Ndërkaq, një mendim për raportin e Komisionit të Venecias mbi vendimin e presidentit Ilir Meta e kanë dhënë edhe profesori Kristaq Kume e deputeti Lefter Maliqi.

Kristaq Kume: Komisioni i Venecias ka si objektiv kryesor të mundësojë zhvillimet demokratike në bazë të parimeve të të gjithë kombeve. Komisioni jep mendime për nisma ligjore të ndryshme e qytetare. Për mua , ky dokument duhet të shërbejë si drejtues se çfarë duhet bërë më mirë. Komisioni rekomandon dhe këto rekomandime janë shumë të rëndësishme. Kemi një situatë shumë të vështirë. Është shumë e vështirë për mua që aktin e presidentit ta konsiderosh si shkelje të rëndë kushtetuese.

Arjan Vasjari: Sigurisht që nuk ndihem mirë që një anëtar i parlamentit të ngrejë dyshime për Komisionin të Venecias më duket e pavend. Është një institucion ndaj së cilit duhej të jemi thellësisht mirënjohës. Komisioni i Venecias ka ekspertë juridikë që janë të shkëlqyer dhe është fat i madh që në Shqipëri ka ndërhyrë ky komision.

Venecia ne na qartëson se presidenti i Republikës është vërtetë autoriteti më i latë publik, për shkak të prezumumit se është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e kombit. Komisioni i Venecias është kirurgjikal për vendin tonë. Edhe nëse do të kishte agresion ndaj Shqipërisë, Presidenti shpall dekretin dhe atë ia dërgon parlamentit. Neni 173 thotë se kur rrezikohet rendi kushtetues dhe sigurie parlamenti, parlamenti me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Unë nuk e di se ku është roli i Presidentit këtu. Edhe kapja pas situatës së jashtëzakonshme, nuk e shpëton dhe as e legjitimon presidentin. Edhe unë e pranoj se anulimi i 30 qershorit nuk është shkelje e rëndë. Por, Venecia thotë se edhe nëse vendimi është i ligjshëm, duhet thënë një arsye e qënësishme.

Lefter Maliqi: Komisioni i Venecias nuk e ka thënë askund që të ngrihet Komision Hetimor dhe të shkarkohet presidenti Ilir Meta. Ky komision është organ që këshillon, por presidenti si kryetar i Forcave të Armatosura ka informacionet e veta.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb