Ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi, ka mbërritur në SPAK për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Ish-gjenerali Qirjazi është paraqitur në SPAK për aferën e klubit ‘Partizani’ ku pritet të pyetet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij.

Në emisionin “Open” Qiriazi u përpoq të sqaronte çështjen duke deklaruar se ai asokohe ka marrë një urdhër të vazhdueshëm për 6 muaj nga Ministria e Mbrojtjes, me në krye Gazmend Oketën për ta firmosur procedurën e privatizimit.

Por, ish-gjenerali Qiriazi nënvizoi se firma nuk ishte në kompetencat e tij pasi kjo pronë nuk gjendej në kontabilitetin e Komandës që ai drejtonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb