TIRANË

Akuzat në adresë të kryedemokratit Lulzim Basha ishin në fokus të emisionit ‘Pikat mbi i’, këtë të hënë në News24. E ftuar në studio gazetarja Klodiana Lala tha se cështja ka kaluar ping-pong në gjykata ndërsa konfirmoi se kreu i PD është marrë në pyetje nga prokurorët belgë në korrik të 2019.

Sakaq për analistin Artur Zheji, Rama nga Kuvendi dhe Berishën nga foltorja janë në të njëjtin front mbi këtë çështje.

Lala: Kjo çështje ka kaluar ‘ping-pong’ në gjykata. Është e vërtetë se zoti Basha është marrë në pyetje nga prokurorët belgë. Është marrë në pyetje në korrik 2019-ën, për këtë çështje.
Zheji: Çështja është se si mund të peshkohet një ngjarje për të bërë pis politikisht një palë. E shoh në të njëjtin front Ramën, nga Kuvendi dhe Berishën nga foltorja. Faktet janë fakte.

Lala: Ka një problematikë sa i takon shumës së parave. ka pasur një konflikt institucional se kush do i mbante paratë, Belgjika apo shteti shqiptar. Shuma e parave është e sekuestruar. Kemi vetëm një të dënuar me 1 vit burgim. Basha ka dhënë dëshmi të detajuar, por s’u bë kurrë publike. Di që në Belgjikë dhe Gjermani ka pasur lëvizje, por s’dimë se kush persona janë hetuar. Ne kemi informacion vetëm për shtetin shqiptar. Si të them se cilët janë njerëzit që po hetohen. Në rrugë jozyrtare është thënë se zoti Basha ka deklaruar në prokuror, se di sa e vërtetë është. Ai ka pretenduar se të dhënat si ka marrë nga shërbimet, siç u pretendua, por nga një emigrant që e ka garantuar kreun e PD, që në fakt rezultuan të vërteta. Edhe pse pati diskordancë për shumën e parave. U fol për 5 mln euro, por më pas dolën 3.4 mln euro. Këtu në Shqipëri është çështje e varrosur. Në Belgjike dhe Gjermani, ka pasur lëvizje.

Zheji: Duke u bërë i qartë mozaiku i ngjarjes, Basha ka bërë një denoncim në lidhje me një trafik parash, për drejtësinë shqiptare që t’i kap. Ka bërë akt opozitar. Nëse do të ishte përfitues i këtyre parave, nuk është aq i çmendur që të bëjë denoncimin e tyre publik. Do e linte në heshtje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb