Prokurorët zviceranë kanë kërkuar një vit e tetë muaj burgim me kusht për ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini dhe ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter. Në vitin 2011, dyshohet se  Blatter i ka dhënë Platini-së një shifër prej 2 milionë frangash zvicerane, pagesë kjo e pajustifikuar. Akuzat për mashtrim ndaj Fedetatës Ndërkombëtare janë vërtetuar dhe dënimi do të jepet me 8 korrik.

 

Fff
Fff

 

Sipas asaj që shkruajnë mediet e ndryshme, ish numri një i UEFA-së akuzohet për mashtrim, bashkëpunim dhe falsifikim dokumentesh. Në krahun tjetër, ai që i ka dhënë shumë FIFA-s fajësohet për administrim jo të mirë, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: