Mino Raiola doli pak zbuluar teksa rrëfeu publikisht dëshirën e Pogbas për tu rikthyer sërish tek Juventus, ose më saktë konfirmoi vulosi dëshirën e francezit për tu larguar përfundimisht nga Man.United në fund të sezonit. Sigurisht që kjo deklaratë e agjentit të Pogbas nuk u prit mirë në shtëpinë e “djajve të kuq”, i pari i cili reagon është pikërisht trajneri Ole Gunnar Solskjaer:

Solskjaer Polpo
Solskjaer Polpo

“Pogba është lojtari ynë e jo i Raiolas. Sigurisht që nuk kam folur me Raiola dhe as që jam ulur me Pogban për ti treguar se çfarë duhet të thotë apo jo agjenti i tij”, u shpreh Solskjaer duke folur më pas mbi situatën personale që po kalon lojtari: “Pogba është një futbollist që dëshiron të luaj, si të gjithë lojtarët e tjerë, është i mërzitur nga dëmtimet e shpeshta dhe nga fakti që nuk po arrin të ndihmoj skuadrën. E di se çfarë do të thotë të qëndrosh jashtë për një periudhe të gjatë, po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij por dhe këto gjëra janë pjesë e futbollit. Duhet të punoj shumë për tu rikthyer në nivele të larta, kjo është një sfidë për të”, theksoi trajneri i Man.United.

Raiola
Raiola

Menjëherë pas kësaj deklarate të Solaskjaer ka reaguar dhe Mino Raiola me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Paul nuk është i imi por as i Solskjaer. Shpresoj që Solskjaer të mos i sugjeroj të jetë i burgosuri i tij. Mendoj se ka gjëra të tjera për tu shqetësuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb