Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke iu rikthyer çështjes së mandatit të Olta Xhaçka, u shpreh se me vendimin e fundit në sallën e Kuvendit u hodh në erë Gjykata Kushtetuese.
Gazetari i News24, Osman Stafa, raporton për Balkanweb se Bardhi duke iu drejtuar Elisa Spiropalit, i tha “zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur të injoronit vendimet e Gjykates Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dytë që keni vendosur të hidhni në erë Gjykatën Kushtetuese, duke minuar në këtë mënyre edhe bashkëjetesën me opozitën”.
“Ne i jemi referuar Kushtetutës dhe drejtësisë për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkes. Ju na e keni mohuar këtë të drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi.
Referuar kërkesës drejtuar Komisionit të Venecias, Bardhi tha se “Venecia është organ këshillimor, ai nuk ka efekt detyrimor”.
“Kjo sjellje e juaj si mazhorancë rrëzon gjithë poropagandën tuaj se gjasme jeni konstruktivë dhe jeni të hapur. Kjo është propagande pasi veprimet e juaja po na pamundësojnë detyrën. Nuk ka ndodhur kurrë që Kuvendi të mos zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata ju kërkonte që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohe në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpëtojë mandatin me procedure. Këtu nuk ka të bëjë me individin pasi për ne ikën një Xhaçke dhe vjen një tjetër. Këtu kemi të bëjmë me parimet kushtetuese”, tha ai.
Në vijim, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së e konsideroi votimin e socialistëve në seancën për mandatin e Xhaçkës si të orientuar. “E dinim tri orë para se si do silleshit, ca abstenim e ca kundër. Ishte orientuar grisja e vendimeve dhe shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhi.