Në studion e emisionit “Open” në News24 Çlirim Gjata ka folur në lidhje me shpalljen e Sali Berishës non-grata nga Britania.

“Nuk e prisja shpalljen nga Britania si nuk prisja as të parin. Problemi është që është qesharake qoftë për ata që morën vendimin, se nuk u bëhet shumë vonë pse tallen njerëzit me këto broçkulla. Por as në Shqipëri nuk i bëhet vonë kujt.

Janë dhënë ca para për lobim dhe shpallet kjo. Por nuk sjell pasoja. Nuk i intereson askujt.
Është qesharake se i kujtojnë pas 14 vjetësh Fazlliçin Berishës. Nëse do flitej se ka ndihmuar Bin Ladenin ok, por nëse thua se ke ndihmuar një persona të inkriminuar që jeton e punon në Britani dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë penale ndaj ti?

E dyta, nëse do të thuash nuk dua të të lë në vendin tim. Është çështja jote. Por nëse thua që ke kryer korrupsion, ke ndihmuar persona ë inkriminuar, këto duan prova. Përderisa thua që kjo ka ndodhur dhe nuk sjell prova kjo do të thotë që janë çështje lobimi. Shoh edhe një tjetër si avokat, shkeljen e procedurave. Nëse nis kjo ka hile, hipokrizi.

Shkelje procedurash, një shtet si Britania kur japin dorëheqjen ministra, kryeministri dhe ende nuk është zgjedhur i riu, he fiks në këtë kohë qeveria paska kaq problem të merret me Berishën. Çështje burokratësh të vegjël.

Ishte Rama që e tha para dreke në Parlament dhe doli ambasadori britanik për të larë duart, tha nuk bëhen publike asnjëherë. Ku e dinte Rama kur Berishës iu shpall pasdite?
E ka bërë Rama me burokratët. Ndaj doli ambasadori të thoshte jam i larë.

Fazlliç ka qenë edhe në kohën e NATOs, Berishës dhe Ramës, nuk është thënë për të që me lekët private bleu tokë, nuk vodhi prone publike apo fonde.

Në 2020 Fazllic ishte me Ramën në Washington, Pse drejtoria e tatimeve i ka falur gjoba? Rama e merr në Washington, drejtoria e tatimeve i fal miliona, dhe e paska ndihmuar Berisha të fshehë provat.

Vasili: Kush i ka paguar lobimin?

Gjata: Rama.

Budallallëqet e administratës amerikane nuk kanë fund. Të hyjmë për budallallëqet e burokratëve ndër vite del reforma në drejtësi, sa gjëra do të duhej të ishin bërë më mirë?

Vasili: Nuk po i jepni fuqi të madhe Ramës që thoni e ka realizuar ai një gurgule të tillë?

Gjata: Nuk ia kemi dhënë ne. Janë këto burokratë që ia japin. Thesari amerikan bëri non grata dikë që ka ndikuar në zgjedhje. A nuk ishte budallallëk deklarata e Yuri Kim që tha zgjedhje të shkëlqyera kur zyrtarët amerikanë thonë ka ndikuar.

Kush ka gënjyer?

Në Shqipëri ata mendojnë 2 pasqyra marrim qindra skllevër.

Nuk ishte ambasadori para saj që fliste për punën e policisë dhe pastaj doli që Shqipëria ishte mbushur me kanabis.

Na shohin me koncept kolionalist.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb