TIRANE

Kolegji i Posacëm i Apelimit vendosi të shtyjë shpalljen e vendimit për Bashkim Dedjan, kryetar i gjykatës Kushtetuese. Trupa gjykuese deklaroi se është në pamundësi për të vendosur për fatin e gjykatësit të karrierës, pasi e konsideron cështjen komplekse.

Për këtë shkak, dhe duke argumentuar se kërkojnë zgjidhje një sërë cështjesh ligjore, kolegji deklaroi se vendimi do të shpallet me datë 17 dhjetor. Kryegjykatësi kushtetues Bashkim Dedja e kaloi me sukses testin e vettingut në shkallën e parë. Por vendimi i Komisionit të Pavarur të kualifikimit u ankimua nga Komisioneri Publik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb