TIRANË

Analisti Fatos Lubonja e sheh si një çështjes të madhe politike atë që ndodhi me “Prestige Resort”.

Lubonja deklaroi sot në “Open” në News24 se ky është një poshtërim që i është bërë çdo shqiptari, jo thjesht pronarit.

Ai theksoi se sulmi është tregues i një përshkallëzimi që nuk dimë se ku do na çojë dhe se politikat e përdorura nga qeveria, janë të tilla që  krimi ndjell krimin.

“Kjo nuk është çështjes e ngushtë e pronarit Hysenbelliut, Prestige Resort, pa dyshim aty është bërë një dëm, por kjo është një çështje e madhe politike sipas mendimit tim. Në një farë mënyre ky është një poshtërim që i është bërë çdo shqiptari, jo thjesht pronarit për qëllime siç thonë, një kërcënim që i është bërë çdo shqiptari. Kur shikon shtetin tënd që vepron në mënyrë kaq selektive, kaq harbute, kaq kriminale, askush nuk mund të ndihet i sigurt.
Nuk është ngjarja e parë që ka krijuar këto frikëra, por besoj se është një përshkallëzim i rëndësishëm. Një tregues i një përshkallëzimi që nuk dimë se ku do na çojë.
Ka një fjalë që thotë krimi mbjell krimin. Kur ti bën një krim, qoftë dhe ke vjedhur diçka dhe të del ai pronari i shtëpisë, ngaqë ke vjedhur ça bën, godet pronarin e shtëpisë dhe mund ta vrasësh. Kur bën një krim detyrohesh të bësh një krim tjetër. Këtu janë politikat krimi ndjell krimin. Është një përshkallëzim i frikshëm”, deklaroi Lubonja.

Ai theksoi më tej se s’ka asnjë pikë dyshimi, që ky është një veprim i dhunshëm për shkak të mediave dhe politikave të mediave.

“Për të mbuluar krimet që janë bërë mbyll mediat. Nuk është hera e parë. Sulmon mediat e ndryshme. Kur nuk mjafton kjo, kalon në situata të tjera. Njëherë bën një presion, dy presione, mbyll një emision. Ky është vrasje në kuptimin simbolik. Unë të shkatërroj, është vrasje simbolike. Unë pashë dhe gjënë e tmerrshme të ngjarjes, asnjë media nuk e dha. Këta japin kur bëhet një aksident në rrugën Durrës-Tiranë, asnjë nuk e dha. Asnjë nuk flet. N.q.s ky është një eksion i bukur, që ja shiko qeveria po na pastron, duhet të ishin mburrur këta. Që këtu tregohet që ka një gjë të pisët.
Pse nuk e japin? Të gjithë të trembur, të gjithë të frikësuar. Një klimë e tillë është e padurueshme për një njeri që do të jetojë me dinjitet në vendin e tij. Këta ndoshta kënaqen, mirëpo dhe populli shqiptar është i nënshtruar. Krimi ndjell krimin shkon deri atje sa ha dhe këlyshët e tu”, deklaroi Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb