Kreu i PD, Sali Berisha, paralajmëroi se çështja e deputetit Ervin Salianji do të bëhet ndërkombëtare nga Partia Demokratike.

Në një konferencë për media, Berisha tha se PD nuk do të lejojë e pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen proceset politike, ndërsa përmendi disa emra zyrtarësh policie, duke paralajmëruar ndjekje penale për ta.

“Do çojmë për ndjekje penale Ardi Veliun, ish-kryepolicin e Fierit, oficerët e turpshëm, që manipulojnë dhe falsifikojnë prova. Ndjekjen penale të Artan Gjermenit, të Petra Sadushit, që në verbëri zbatojnë vetëm urdhra politikë. Çështjen Salianji, PD do ta bëjë një çështje ndërkombëtare dhe nuk do të pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen proceset politike”, u shpreh Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb