MAQEDONI E VERIUT

Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë vendet e Rajonit që t’i bashkohen nismës së minishengenit Ballkanit. Ndërsa prezantoi objektivin për vitin e ardhshëm, Rama theksoi se është rënë dakord për të futur edhe sistemin e integruar për pagesat e TVSH midis vendeve.

“Për çfarë aryse të gjithë kamionët e mallrave duhet të harxhojnë më shumë kohë në kufi se në udhëtim. KËtu ka sipërpamërrës që e dinë shumë mirë. Në emër të kujt ne duhet të pranojmë këtë realitet deri sa të bëhemi anëtarë të BE, në emër të kujt, historisë. Cështjet e pazgjidhur nuk zgjidhen më kollaj duke mohuar potencialin e këtij bashkëpunimi. Përkundrazi , aq më e mundur është që edhe cështjet e pazgjidhura të zgjidhen.

Nuk dua të zgjatem por dua të rikonfirmoj se për ne, për Shqipërinë kjo nismë është strategjike. Do vijojmë me këmbëngulje përpara. Objektivi që i kemi vënë vetes, është që brenda vitit të ardhshëm i gjithë sistemi i qarkullimit të jetë i njësuar me BE, madje kemi rënë dakord që do të fusim edhe sistemin e integruar për pagesat e TVSH midis vendeve.

Nuk e kuptoj për cfarë mendohet Mali i Zi. Mendohet se si të zgjidhë problemin e krahut të punës duke qëndruar i mbyllur ndaj kësaj nisme. Po Bosnja për çfarë mendohet?
Sepse e di për çfarë mendova Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht në një qëndrim të kundërt sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Cdo ditë që ne fitojmë në këtë proces është një ditë e fituar për të ardhmen, cdo ditë e humbur në këtë proces është një ditë që na e merr e shkuara. E shkuara nuk mund të diktojë sa zhvillohemi në të gjitha aspektet.

Se dëgjoj patriotët e Shqipërisë që thonë hekurudha-hekurudha, cila hekurudhë. Nnëse treni shkon në një destinacion brenda kufijve tanë. Po kush do vi për hekurudhën në Maqedoninë e Veriut nëse treni shkon nga Tetova në Shkup. Kush janë këta budallenj që do hedhin paratë për një sektor. A nëse ne sëbashku, kemi fuqinë dhe vullnetin të ndërtojmë një projekt të përbashkët e të trokasim në dyert e gjithë organizmave financiare ndërkombëtare e të themi urdhëroni rrjetin hekurudhor të Ballkanit.

Po hekurudhë për cfarë, për statuse FB, duke luftuar njëri tjetrin. Ky është një shembull ka plot të tjerë. Shqipëria jeton me turizëm, sot volumi i turizmit nga rajoni rritet në mënyrë domethënëse. Ne jemi këtu për të ardhmen, cështjet e së shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja. Me sytë nga e shkuara nuk ka cështje të së shkuarës që zgjidhet në emër të së ardhmes.”u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb