Ish-deputeti socialist Spartak Braho, i ftuar në emisionin “Frontline” në “News24” foli për padinë e dorëzuar në SPAK nga Grupi i Rithemelimit.

Gjatë bisedës në studion me gazetaren Marsela Karapanço, Braho tha se Grupi i Rithemelimit nuk është i njohur ligjërisht dhe se nuk ka subjekt ligjor.

Braho gjithashtu hodhi akuza të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se nëse në protestën e 8 janarit zhvilluar në selinë e PD nuk do të ishte ndërhyrë nga policia atëherë do të ishim përballur me pasoja të rënda.

“Çetë kriminelësh”, kështu i ka cilësuar Braho Berishën dhe grupin e tij.

Pjesë nga intervista:

Braho: Kemi gjithë këto ngjarje, kemi në shqyrtim çështjen e presidentit, ka një ngjarje akoma më madhore që është konflikti në Ukrainë. Pra kemi edhe zgjedhjet e 6 marsit, kemi Vangjush Dakon..

Zgjedhje të tjera në horizont?

Braho: Po të më pyesnin do të rekomandoja të bëjnë zgjedhje parlamentare. Situata politik është e ngarkuar dhe një valvul për të shfryrë janë edhe zgjedhjet.

Rama është i qetë me qeverisjen e tij të tretë?

Braho: Jo i qetë, por është komod fare. Dhe fakti që nuk ka opozitë tregon se duhet të përzihet edhe një herë kjo situatë.

Emri juaj në SPAK?

Braho: Kush është grupi i Rithemelimit. Ligjërisht nuk është njohur fare ky grup, as nga KQZ.

Është e palegalizuar. Nuk ka subjekt ligjor.

SPAK e ka regjistruar padinë?

Braho: Kush e ka firmosur? Nuk ka grup Rithemelimi…Kush është prekur nga shpifa nga grupi i Rithemelimit, muli…

Ju kanë thirrur në prokurori?

Braho: Jo. Nuk ka subjekt në kët rast është një strukturë që tentoi të krijonte një subjekt, por që nuk është njohur ligjërisht.

Nuk do të shkoni edhe nëse ju thërrasin?

Braho: Prokuroria nuk është çmendur të më thërrasë mua. Kush është fyer në këtë rast? Grupi i Rithemelimit? Padi bëhen për ditë, por fakti qëndron sa janë legale dhe sa detyrojnë SPAK ta vënë në lëvizje. Kush u vra u vra njeri?

Ju prisnit vërtet që dikush të bëhej viktimë?

Braho: Patjetër. Këtë e kanë thënë të gjithë ata që ishin brenda. E tha edhe zoti Escobar, ishte një ngjarje e rëndë tha. Shyqyr që nuk pati viktima.

Përse vendosët ta bëni publik një gjë të tillë?

Braho: Sepse e njoh mirë kush është Sali Berisha dhe nuk doja . Dy minuta të kishin kaluar atje brenda do të ishte bërë kërdia…Ata do t’i merrni mbarë. Çetë kriminelësh, nuk janë akuza të forta, ky është realiteti. Unë që e njoh mirë kush është…

Ju mendoni se do të ketë sërish protesta?

Braho: Protesta nuk ka gjë të keqe që të ketë, janë pozitive pëe shëndetin e shteti, por jo protesta me të vrarë…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: