TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha në bashkëbisedimin me gazetarët foli sot dhe për çështjen e CEZ, teksa një ditë më parë SPAK mori në pyetue ish-biznesmenin Kastriot Ismailaj.

I pyetur se a i druhet një hetimi të mundshëm nga SPAK në kushtet kur SHBA-të kanë deklaruarës do bëjnë gjithçka për të luftuar korrupsionin në Shqipëri, Berisha tha se CEZ është afera më gjigante e korrupsionit në Shqipëri dhe se Edi Rama, firmosi marrëveshje bashkë me Gjiknurin me CEZ-in duke pranuar të gjitha kushtet e CEZ-it, shmangën arbitrazhin, dënuan Shqipërinë me një humbje të tmerrshme, të paktën të sigurta, ato që ishin fatura 630 mln euro.

“CEZ është afera më gjigante e korrupsionit në Shqipëri. Në ç’kuptim? Shqipëria kishte një arbitrazh me kompaninë CEZ dhe ky arbitrazh para se të shkonte Shqipëria kërkoi vlerësimet me kompaninë ndërkombëtare të pretendimeve të Shqipërisë. Ato vlerësime u bënë. Kompanitë më serioze ndërkombëtare faktuan se CEZ i detyrohej shteti shqiptar 630 mln euro me fatura të vërtetuara dhe i detyroi 3.2 mld euro me dëmet e krijuara. Arbitri ndërkombëtar me dokumente këto, ishte besimplotë se Shqipëria fiton gjyqin. Përveç kësaj qeveria dërgoi drejtues të kompanisë për ndjekje penale. Çfarë ndodhi? Ndodhi Edi Rama, firmosi marrëveshje bashkë me Gjiknurin me CEZ-in. pranuan të gjitha kushtet e CEZ-it, shmangën arbitrazhin, dënuan Shqipërinë me një humbje të tmerrshme, të paktën të sigurta, ato që ishin fatura 630 mln euro dhe një pjesë të atyre që ishin dëme të krijuara nga CEZ prej 3.2 mld euro. Ndaj dhe këto që po them janë 100% të vërtetuara nga KLSH, nga komisioni hetimor parlamentar, por natyrisht kur SPAK përdoret si ‘skap’ i partisë janë të destinuara të mbeten në gjumë. Kështu që çdolloj dosje që disponohen, bile i këshilloj dhe të përpiqen të falsifikojnë dhe të manipulojnë, s’ka asnjë lloj problemi”, deklaroi Berisha.

Ndërsa i pyetur se çfarë duhet të bëjë opozita për të mos lejuar Ramën të kap institucionin e Presidentit, ai tha se opozita nuk do përfshihet dhe do votojë kundë kandidatin e maxhorancës.

“Procesi i zgjedhjes së Presidentit nuk është kurrë një proces i zarfeve të mbyllur, të sekretuar, por është një damkosje e procesit. Nuk ka ndodhur kurrë. janë zgjedhur një numër presidentësh nga 90 deri sot, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë. Në këtë proces, në këtë mënyrë nuk mund të përlyhesh, të përfshihesh.

Opozita me votën e saj do hedhë poshtë kandidatin e Edi Ramës, kaq. Opozita nuk ka vota, për të mos e marrë Edi Rama këtë institucion, në datën 26-27 prill opozita duhet të ishte e tëra në rrugë, duhet të ishte. Prilli ka ikur, për grabitjen e zgjedhjeve. Opozita në vazhdim për një proces të arkivuar nuk ka një arsye të jetë. Opozita mund të jetë në shesh për këtë batërdi, për këtë spekulim, vjedhje masive të çmimeve, për inceneratorët. Nga të gjitha ato që patë shqiptarët nga komisioni, ka vetëm një të arrestuar më tepër dhe ky është Bllako se Lefteri ishte arrestuar më para falë një padie që kishte bërë në mos gabohem znj. Kryemadhi ose LSI, ekzemplare”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb