Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar me praninë e Spiropalit në takimin me gratë e PS në Tiranë dhe faktin që ajo është kandidate për deputete.

Rama thotë se historia e ‘Mamicës’ nis nga koha e Skënderbeut, dhe tashmë vijon jetë tjetër. Po ashtu ai thotë se për Spiropalin nuk flet gjatë, sepse e ka vetë karakteristikë që flet vetë shumë.

 

‘’Kush mund ta diskutojë çfarë arsye ka që është sot Mamica? Ka nisur që në kohën e Skënderbeut. Dhe këtu vijon një jetë tjetër. Për Elisën s’po flas gjatë, se flet vetë shumë. Ka një arsye por, përtej shakasë, edhe Elisa vjen nga një rrugë krejt tjetër, por gjithë këto rrugë bashkohen këtu për një arsye, për vetëdijen dhe për bindjen, se nëse vajzat e gratë do të presin që ato çfarë ato duan të bëjnë ta bëjnë burrat, ky vend ka marrë fund.’’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb