Rruga e Arbrit vijon të jetë e pasigurt për të gjithë ata që e përdorin këtë aks për të lëvizur drejt Tiranës apo Qarkut Dibër.

Gazetari Enver Doçi raporton se probleme nuk ka vetëm në aksin e Xibrit, por edhe shumë pak metra larg kryeqytetit. Prej dy ditësh në afërsi të Shkallës së Tujanit ka rënie dherash e gurësh, duke rrezikuar mjetet që lëvizin në rrugë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se krejt rruga është e pasigurt pasi jo vetëm ka shembje, por as sinjalistikë informuese apo paralajmëruese për rreziqet. Ata kërkojnë që ky konçension të hetohet nga SPAK dhe të vihen para përgjegjësisë shpenzuesit e taksave të shqiptarëve.

“SPAK-u çfarë bën? Nëse në Itali do të ndodhte kjo gjë do të ishte bërë nami. Këtu duhet të vijë SPAK me sekonda. Gjithë këto miliona euro që janë hedhur këtu dhe rruga është copë- copë. Nuk ke ku ankohesh e kë merr në telefon”, ka deklaruar një nga qytetarët për News24.

Problematika të tilla ka patur edhe në bajpasin e Murrizit, pranë tunelit në Xibër, në fshatin Fshat të Klosit e pika të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb