Profesori Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për personazhin e Turit, aq të diskutueshëm në provimin e Letërsisë e Gjuhës Shqipe, tha se pyetjet ishin pa logjikë, prandaj edhe provimi do të duhet të përsëritet.

Ndërsa, një nga maturantët e ftuar në studio u shpreh se në rastin e pyetjeve rreth “Turit”, dy përgjigje mund të ishin të sakta dhe nuk di se kë të zgjedhësh.

Maturanti: Tek rasti i Turit, unë ndjek logjikë për dy alternativa. Prandaj, mund të gaboj.

Agron Gjekmarkaj: Nëse është marrë nga Oksfordi, është bërë gjuha shqipe copë – copë. Kanë treguar se nuk njohin letërsinë shqipe. Ka dalë moda ‘hajde të komunikojmë të gjithë’. Por vendi ka nevojë edhe për inxhinierë, edhe për doktorë etj. Unë mendoj se provimi do të duhet të kthehet.

Maturantja: Fakti që na quajtën opozitarë, ishte një arsye më shumë për të demonstruar. Unë ngrihem në shesh sepse unë një nxënëse e 10-tës arrij tek teta.

Artan Fuga: Rasti i Turit ishte më i lehti. Kishte të tjera që ishin perla, perla. Kam 3 ditë që qesh me lot.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb