Në Serie A ka nisur një betejë e vërtetë ndërmjet Inter dhe Lazio, “mollë sherri” këtë herë është bërë qendërmbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla. Marotta dhe Lotito po përplasen ndërmjet tyre, oferta kundër oferta për të bindur Verona. Presidenti Lotito është takuar të hënë me Settin, presidentin e Verona, duke i bërë ofertën e radhës për Kumbullën, 20-22 milion euro plus kartonin e Andre Andreson. Kjo ofertë nuk ka tunduar shumë presidentin Setti pasi në të njëjtën kohë Inter ofron më shumë: 30 milion euro plus kartonin e Salcedo, i cili është i dhënë në formë huazimi tek Verona. Përballë kësaj ofertë, Lazio duket e dorëzuar, pasi Verona nuk e vlerëson më shumë se 4-5 milion euro kartonin e Andreson. Fakt është që Lotito dhe Setti janë miq ndërmjet tyre, për këtë arsye, Setti nuk dëshiron ti mbyll derën përfundimisht Lazios por i kërkon dhe 5 milion euro plus për të lënë të lirë mbrojtësin e kombëtares.

Kumbulla
Kumbulla

Sipas “Corriere dello Sport”, Kumbulla ka rinovuar kontratën e tij me Verona por në çdo rast është i destinuar të largohet. Vetë lojtari i ka thënë po Lazios por në të njëjtën kohë nuk refuzuar Inter. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Setti së bashku me Kumbullën do të vendosin për të ardhmen e tij, do të largohet tek klubi që ofron më shumë, për momentin, Inter ka në tavolinë shumën më të lartë. Kumbulla ishte objektivi i parë i Igli Tares për mbrojtjen duke i kërkuar presidentit Lottio një sforco të madhe, 22 milion euro kesh, kaq mund të ofroj për momentin presidenti i Lazio.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb