Profesori Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” duke folur në 84-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, tha se beson se shkrimtari i madh është me bindje konservatore.

Gjekmarkaj theksoi se ajo që bie në sy tek Kadare, është se ai nuk bëhet kurrë banal.

E shoh konservator. Unë mendoj se ai nuk ka pranuar kurrë të bëhet banal. Ai ka një njohje të histografisë shqiptare në mënyrë mjaft të mirë. Kadare nuk duhet të jetë i atakueshëm. Siç ka shkruar ai, ‘Dante i pashmangshëm’, siç ka thënë vetë, ndoshta Kadare është i pashmangshëm”, deklaroi Gjekmarkaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb