Eliminimi i bujshëm i Spanjës në fazën e 1/8 përballë Marokut ka pushtuar faqet e para të mediave sportive. Ky ishte një eliminim i papritur që vendos në dyshim të fortë jo vetëm të ardhmen e trajnerit Luis Enrique i cili ka bërë gati valixhet:

“Botërori është shumë i madh për ne”, shkruan Marca në faqen e parë. “Mjaft me këtë”, ishte titulli i përzgjedhur nga AS duke shtuar se ky sistem loje, me një kontroll të dendur topi, por thuajse zero goditje në kuadrat, nuk është model fitues.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“CO Botëror”, shkruan Mundo Deportivo. Spanja frenohet sërish në 1/8, të bllokuar nga një mbrojtje perfekte. Në fund ishte Hakimi i nxjerr nga Botërori. “Çfarë dështimi”, ishte titulli i Sport.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat e tjera evropiane, mbi të gjitha ato portugeze dhe italiane i kanë kushtuar titujt dhe faqet e para paraqitjes së Portugalisë, lënies në stol të Ronaldo-s dhe yllit të ri të përfaqësueses luzitane, Gonçalos Ramos: “Ja kush e mbylli erën Ronaldo”, shkruan La Gazzetta. “Portugalia arkivon CR7 dhe shënon 6”, ishte titulli i Corriere dello Sport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb