Një video me momente mbresëlënëse nga kurorëzimi i mbretit Charles është publikuar nga Princi dhe Princesha e Uellsit, të cilët kanë qenë bashkë me fëmijët e tyre në ceremoninë e djeshme.

“Çfarë dite” shkruan Princi William dhe Kate Middleton në video duke falenderuar të gjithë ata që e bënë të veçantë ditën e djeshme.

Në video shfaqen momente nga largimi i tyre nga shtëpia, nga kortezhi për në pallat, por edhe tre fëmijët e familjes.

Princi George 9-vjeçar, tani i dyti në radhën e fronit, luajti një rol të rëndësishëm në kurorëzimin përkrah mbretit të ri. Në sy ra edhe princesha Charlotte dhe princi Louis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: