NASA na paralajmëron të përgatitemi për eklipsin e përgjithshëm të diellit në muajin gusht. Por jo vetëm kaq, në fund të muajit korrik parashikohen shira meteorësh.

Eklipset diellore ndodhin kur hëna e re kalon mes Tokës dhe Diellit. Një eklips diellor total ndodh kur hëna e re është në pozicionin e duhur për të mbuluar tërësisht diskun e diellit.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë muajin e ardhshëm më 21 gusht, kur hëna e re të bllokojnë plotësisht diellin dhe kjo pritet të shihet nga Oregoni në Karolinën e Jugut.

Dy javë para ose pas një eklipsi diellor, ka shpesh, por jo gjithmonë, një eklips hënor. Kjo ndodh sepse hëna e plotë, Toka dhe dielli do të rreshtohen në një vijë të drejtë.

Hëna e re fillon më 23 korrik dhe kalon nëpër fazat e saj, deri sa të na japë eklipsin total në muajin gusht.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: