Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje sot policisë të mos provokojë protestuesit ditën e nesërme. Duke fokur në “Pikat mbi I” analisti Zheji tha se nesër mund të ketë përplasje në protestë.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm, Flamur Noka paralajmëroi protestën më të madhe ndonjëherë.

Zheji: Nesër mund të ketë përplasje. Ka informacion që mund të ketë ndërhyrje nga ana e policisë.  Deklarata bëhet sot për ti thënë edhe ndërkombëtarëve që “unë e bëra paralajmërin, unë e thashë”. Mesa kuptohet do të ketë përplasje që do e kalojnë formën e protestës standarde.

Noka: Nesër pritet që e gjithë Tirana, sikundër e gjithë Shqipëria të vërshojë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e kryesisë së PD-së prej ditësh janë në terren, rrugicë më rrugicë, janë në kontakt të përditshëm me qytetarët. Nesër pritet që lumi i vërshimit drejt Bulevardit të jetë më i madhi i parë ndonjëherë. Sigurisht që tha Berisha nuk është as më shumë e as më pak por një paralajmërim ndaj strukturave drejtuese të Policisë që të mos guxojnë të japin urdhra për të ndërhyrë dhe për të ndaluar ardhjen e protestuesve. Kudo që kemi zbritur në terren vlon shpirti i protestës. Kemi takuar pensionistë që u ka shkuar thika në palcë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb