ITALI-“Nëse do të gjenit 100 euro do i merrnit? Edhe një endacaku pa shtëpi, që fle në rrugë?”.

Këto janë pyetjet provokuese të bazuara në eksperincën e re sociale të youtuberit milanez Kiko.Co, që këtë herë ka hyrë në rolin e një endacaku që fle, në buzë të rrugës, në dukje i painteresuar për 100 eurot që dikush i ka lënë në kutinë e tij të lëmoshave.

Eurot janë false, por kalimtarët – reagimet e të cilëve janë filmuar fshehurazi- nuk e dinë këtë gjë.

Një video që na bën shumë të reflektojmë sidomos në fund të saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb