Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj u pyet lidhur me Bordin e Karburanteve, nëse do të merret apo jo vendimi për ta shfuqizuar.

Ajo theksoi se pritet të zhvillohet një seancë e dytë lidhur me këtë çështje, dhe më pas do të operohet në bazë të vendimit. Më tej shtoi se ndërhyrja e qeverisë ka qenë e domosdoshme sipas saj për të ndaluar abuzimet.

Pas Shfuqizimit të bordit të ushqimeve, çfarë do të ndodhë me Bordin e Karburanteve?

“Pritet një seancë e dytë dhe në bazë të vendimit do të veprohet, Por unë e theksoj se ndërhyrja e qeverisë ishte e detyrueshme duke parë që kishte luhatje të çmimeve dhe për të mos lejuar edhe abuzimin me tregtar”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb