Është folur nga qenushët e saj të preferuar e deri tek bizhuteritë mbretërore, por më të vetëdijshmit për mjedisin kanë pyetur veten se çfarë do të ndodhë me lulet në parqet e Londrës dhe më gjerë për të përkujtuar mbretëreshën Elizabeth II, shkruan focus.it.

Pak ditë pas varrimit të Madhërisë së Saj, e cila u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare më 8 shtator, qytetarët po pyesin se si të ruajnë homazhet e subjekteve dhe turistëve të shpërndarë nëpër zonat e gjelbra të kryeqytetit britanik.

Për sa i përket ”Green Park” dhe ”Hyde Park”, lulet janë parashikuar të shndërrohen në përbërje organike dhe të ripërdoren për projekte urbane.

”Në funksion të përkushtimit dhe shërbimit ndaj vendit që mbretëresha ka përjetësuar gjithmonë në mbi 70 vjet në fron, as edhe një syth nuk do të shkojë dëm”, sipas ”Royals Parks” (organizata bamirëse përgjegjëse për problemin e luleve gjatë zisë kombëtare).

Ende nga këndvështrimi mjedisor, letrat dhe çdo mesazh tjetër që lidhet me buqetat me lule do të ndahen nga gjelbërimi dhe do të ruhen veçmas.

Një libër virtual ngushëllimi i lejoi të gjithë t’i dërgonin ngushëllimet e tyre familjes mbretërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb