Në muajt e fundit, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) është bërë kryefjalë mbi të gjitha për shkak të komunikimeve të agjencisë ruse hapësinore ”Roscosmos”, e cila në disa raste ka shpallur synimin e saj për t’u larguar herët nga bashkëpunimi, shkruan focus.it.

Në realitet, pavarësisht gjithçkaje, për momentin rusët janë pjesë përbërëse e programit, ndërsa SHBA ka njoftuar se synojnë të vazhdojnë operacionet deri në të paktën 2030.

Ndërkohë, qëllimi i NASA-s është të lehtësojë pjesërisht aksesin në hapësirë të individëve privatë për të përqendruar burimet e tyre në qëllime më ambicioze, duke filluar me pushtimin e Hënës dhe Marsit.

Sa i përket fatit të stacionit hapësinor, kur të vijë koha e tij, me siguri do të arrihet shpërbërja e tij në atmosferë me një manovër të programuar tashmë, të cilën astronautët e praktikojnë në rast të një aksidenti të rëndë.

ISS në atë pikë, për arsye sigurie, do të drejtohej në hapësirën ajrore mbi jugun e oqeanint Paqësor, zona më pak e populluar e planetit ku zakonisht zhvillohen këto lloj operacionesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: