Në rast se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, humb zgjedhjet dhe nuk pranon të dorëzojë pushtetin, të njëjtët njerëz që janë kujdesur për sigurinë e tij, do ta përcjellin jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe nuk do të ketë kurrfarë mundësie ta ndalë këtë proces, shkruan ‘Newsweek’.

“Skenarët për të cilët kemi biseduar me burimet janë hipotetike”, shkruan Newsweek, duke shtuar se asnjë media deri më tani nuk ka publikuar rezultatin përfundimtar dhe se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve.

Megjithatë, duke parë të dhënat më të fundit Trump është më afër humbjes në garën për një mandat tjetër, për president të Shteteve të Bashkuara.

“Kurrë nuk ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë, pasi të shter të gjitha mundësitë ligjore lidhur me zgjedhjet”, shkruan Newsweek.

Madje kjo media amerikane ka analizuar se çfarë do të ndodhte në rast se një president nuk ia dorëzon postin një tjetri, që kurrë më parë nuk ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara dhe nuk ekziston ndonjë rrezik se një gjë e tillë mund të ndodhë në janar.

Megjithatë, ekziston plani për raste të tilla, që do të parandalonin krizën e tranzicionit të pushtetit. Në rast se Trump apo kushdo të ishte president do të humbte zgjedhjet dhe do të tentonte ta mbante postin, të njëjtit zyrtarë që atë president e kanë ruajtur do të detyroheshin ta shoqërojnë jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb