Nëse jeni prekur nga gripi, sigurisht e pyetni veten se çfarë është më e mirë për të ngrënë. Po bëhemi gjithnjë e më të vetëdijshëm për fuqitë shëruese të ushqimit. Përzgjedhja e mirë ushqimore mund t’i lehtësojë ndjeshëm simptomat e gripit dhe ta përshpejtojë shërimin.

Kur trupi me ditë të tëra, madje edhe me javë të tëra, lufton kundër virusit, ushqimi bëhet jashtëzakonisht i rëndësishëm. Trupit duhet t’ia siguroni një sasi të mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve që ai të mund ta mposhtë virusin e gripit.

Imuniteti i ushqyer mirë do të mbrohet më mirë nga infeksioni. Pasi të jeni shëruar nga gripi, kushtoni më shumë vëmendje dietës tuaj. Mos harroni për rëndësinë e gjumit, sepse trupi i pagjumë nuk është trup i fortë.

Rëndësia e lendëve ushqyese
Lëndët ushqyese janë komponimet specifike në ushqime të cilat janë të domosdoshme për shërim, rritje dhe shëndet të trupit. Lendet ushqyese janë vitaminat, mineralet, aminoacidet, acidet yndyrore esenciale dhe uji. Lende ushqyese janë gjithashtu burimet e kalorive – karbohidratet, proteinat dhe yndyrat. Disa materie ushqyese trupi i prodhon vetë, ndërsa disa duhet të futen përmes ushqyerjes.

Cilat ushqime mund ta luftojnë infeksionin
Pavarësisht nëse jeni të sëmurë apo jo, proteinat janë të nevojshme për trupin tuaj sepse e mbajnë atë të fortë. Proteinat e ndihmojnë trupin që të ndërtojë dhe ruajë rezistencë ndaj perberesve të dëmshem. Mishi i payndyrshëm, mishi i gjeldetit, peshku, bishtajoret, prodhimet e qumështit, vezët, arrat dhe farat janë burime të shkëlqyeshme të proteinave.

Ekspertët e rekomandojnë një konsumim prej 50 g proteina në ditë. Gratë shtatzëna dhe ato që kanë foshnja në gji kanë nevojë për më shumë. Përmes konsumimit të ushqimit të pasur me proteina, gjithashtu konsumojmë substanca të rëndësishme ushqyese si vitamina B6 dhe B12, dhe ato janë të rëndësishme për një sistem të fortë imunitar.

Vitamina B6 gjendet në një numër të ushqimeve, duke përfshirë mishin e gjeldetit, fasulet, patatet, spinaqin dhe drithërat integrale. Mishi, vezët dhe peshku përmbajnë vitaminë B12, një pjesë të rëndësishme të një sistemi të fortë imunitar.

Mineralet si seleni dhe zinku, gjithashtu e forcojnë sistemin imunitar. Ato i gjejmë në ushqimet si fasulet, arrat, mishin dhe në mishin e shpezëve.

A mund ta forcojnë sistemin imunitar flavonoidet. – Flavonoidet përmbajnë rreth 4.000 komponime që i japin frutave dhe luleve ngjyra të ndryshme. Studimet kanë treguar se flavonoidet mund ta forcojnë sistemin imunitar. Në sasi maksimale i gjejmë në grejpfrut, portokall, limon dhe bli.

Çfarë ushqimi duhet të konsumojmë dhe të shmangim nëse sistemi i frymëmarrjes bllokohet. – Tek disa njerëz, produktet e qumështit mund ta rrisin prodhimin e mukusit. Nëse vini re se kjo ndodh me ju, gjithsesi shmangni konsumin e produkteve të qumështit në disa ditët vijuese. Produktet e qumështit mund t’i përkeqësojnë të përzierat dhe të nxisin të vjella.

Lëngu i portokallit është një burim i shkëlqyer i vitaminës C, ai e forcon sistemin imunitar dhe e përshpejton shërimin. Lëngu i portokallit është një zgjedhje pak më mirë se vetë portokalli sepse trupi i absorbon më shpejt materiet ushqyese.

A mund të konsumojmë supë pule. – Supa e pulës është e shkëlqyeshme për lehtësimin e simptomave të gripit. Në fakt, një studim zbuloi se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe i lehtëson bllokimet e sistemit të frymëmarrjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: