Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm  në promovimin e librit të diplomatit, Bashkim Zeneli.  Meta përmes një postimi në Facebook e cilëson librin “Miqësi e trazuar Greqia në kujtimet e ambasadorit”, mjaft të rëndësishëm për forcimin e miqësisë me vendin fqinj.

“Ishte një kënaqësi e veçantë pjesëmarrja në promovimin e librit më të ri të diplomatit dhe publicistit të shquar, Bashkim Zeneli, me titull “Miqësi e trazuar – Greqia në kujtimet e ambasadorit”.

Një libër i rëndësishëm që do të na orientojë drejt forcimit të kësaj miqësie tepër jetike për dy popujt dhe vendet tona”, shkruan ai në postim.

(Ballkan Web)

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb