Sociologu Ergys Mërtiri i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Real Story” në News 24 komentoi zgjedhjet e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia e PD-së. Duke u ndalur në emra të përveçëm, si ai i deputetit të qarkut të Pogradecit, Klevis Balliu, Mërtiri tha se pikërisht aktiviteti i tij i përqendruar më shuëm në qendër, ka bërë që në Pogradec të mos e zgjedhin, pasi nuk ka qënë shumë prezent.

Ergys Mërtiri: Nëse kemi dyshim tek procesi i zgjedhjes do ishte më i debatueshëm procesi. Kemi dy elemente: Partia propozon, baza con emra në një komision por s’kam parë të skartohet ndonjë njeri i rëndësishëm apo që ka shumë kontribut. Kjo nuk është se prodhon detyrishmisht cilësinë e listës.
Duhet të jesh në brendi të ngjarjeve lokale në Pogradec për të kuptuar votën kundër Balliut. Kryetari i bashkisë atje i votuar nga vetë komuniteti u eleminua edhe ai. Unë kam përshtypje që njerëzit në rrethe votojnë ndryshe nga ata në qëndër. Ai u përfshi në një kauzë në qendër (Astiri) dhe me sa duket la pas dore zonën e tij aty ku ishte deputet. Kjo besoj e ka ndëshkuar.

Skënder Minxhozi: Është për tu nxitur dhe përshëndetur që partitë të kenë frymë debati, konkurencë dhe më mirë ky proces se sa hic proces.

Roland Lami: Ata kanë 8 vite në opozitë, çfarë i pengonte të bënin ndryshime, të zgjidhnin një model të mirë dhe të shitej mirë. Problemet demokracisë brenda një partie nesër reflektohen në qeveri. Nëse ti akuzon qeverinë që s’di të bëjë zgjedhje por ke probleme brenda partisë për mënyrën se si zgjidhet, e kam fjalën për ‘gjueti shtrigash’, xhelozi brenda llojit, pra gjëra këto që lexohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: