Në intervistën tronditëse me Oprah Winfrey, Meghan Markle foli gjithashtu për rivalen e saj të përjetshëm Kate Middleton duke e akuzuar atë se e kishte përlotur disa ditë para dasmës së saj mbretërore me Harry, shkruan vanityfair.it.

”Lumenj me bojë” janë derdhur për të përshkruar tensionet midis kunatave mbretërore.

Por çfarë është në fillesat e lotëve?

Richard Kay, një korrespodent mbretëror për ”Daily Mail”, pretendon se Meghan ishte e fiksuar me Kate. Sepse për mendimin e saj ajo u trajtua shumë ndryshe nga ajo e gruas së William.

Vetë dukeshja e bëri të qartë gjatë emisionit të CBS: kur ishte ende në korridoret mbretërore, ajo u portretizua si “e keqja”, ndërsa Kate gjithmonë konsiderohej si “heroina e mirë”.

”Kate”, pretendon eksperti mbretëror, “mund të ishte aleati më i madh i Meghan, shoqja që mund ta ndihmonte atë të përshtatej në jetën reale. Nuk ndodhi ashtu. Dhe të mendosh se Kate gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë me Harryn, aq sa princi dikur e përshkroi atë si motrën që ai gjithmonë e dëshironte”.

Dhe këtu, mbase, qëndron ”zemra e problemit”.

A ishte Meghan xheloze për lidhjen shumë të ngushtë midis Harry, William dhe Kate?

Një tjetër ekspert mbretëror, gazetari britanik Tom Quinn, është i bindur se tensionet e para midis kunatës filluan sepse ”Dukesha e Sussex nuk mund të kapërdinte idenë se mbretëresha e ardhshme do të ishte Kate”.

”Ajo nuk mund të toleronte që të qëndronte një hap pas kunatës së saj duke mos qenë në gjendje të ishte në qendër të vëmendjes së familjes dhe medias. Me pak fjalë, dukesha e Sussex dyshohet se vuante nga inferioriteti i gradës së saj. Plus që asaj nuk i pëlqente të jetonte në Vilën Nottingham aq të dashur nga burri i saj Harry. Rezidenca e parë e tyre pas dasmës mbretërore ishte shumë e vogël krahasuar me apartamentin e William dhe Kate”, thekson eksperti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb