Përdorimi i gjerë i antidepresantëve “nuk është i bazuar në shkencë”, sepse depresioni nuk shkaktohet nga një çekuililbër kimik. Ky është përfundimi i nxjerrë nga studimi më i fundit mbi antidepresantët, i kryer nga studiuesit e Kolegjit Universitar në Londër.

Studiuesit kanë hedhur poshtë përfundimisht teorinë e diskutueshme, që daton në vitet 1960, se depresioni shkaktohet nga nivelet e ulëta të serotoninës.

Pas dekadash të tëra hulumtimesh dhe analizimesh, përfshirë dhjetëra mijëra pacientë me këtë gjendje, ekipi i studiuesve nuk ka gjetur “asnjë provë bindëse” të një lidhjeje me serotoninën, një neurotransmetues në tru.

Shumica e antidepresantëve janë frenues selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI), të cilët fillimisht mendohej se funksionojnë duke rritur nivelet e serotoninës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në vitet 1980, studiuesit dolën me idenë se depresioni ishte shkaktuar nga një çekuilibër kimik në tru, ndërsa tani pak ekspertë janë dakord me këtë tezë. Profesoresha Joanna Moncrieff, një psikiatre që udhëhoqi studimin, tha se ky “besim i rremë” kishte nxitur një rritje dramatike të përshkrimit të SSRI-ve, që nga vitet 1990.

Rreth një në gjashtë të rritur në Angli marrin ilaçe kundër depresionit. Të dhënat tregojnë se 8.3 milionë pacientëve u janë dhënë ilaçe të tilla vitin e kaluar.

Moncrieff tha se “Pas një sasie të madhe kërkimesh gjatë disa dekadave, nuk ka asnjë provë bindëse që depresioni shkaktohet nga anomalitë e serotoninës, veçanërisht nga nivelet më të ulëta ose aktiviteti i reduktuar i serotoninës.

Mijëra njerëz vuajnë nga efektet anësore të ilaçeve të depresionit, duke përfshirë efektet e rënda, që mund të ndodhin kur njerëzit përpiqen t’i ndalojnë këto ilaçe, megjithatë recetat vazhdojnë të rriten. Është koha për të informuar publikun se besimi se depresioni shkaktohet nga një çekuilbër kimik nuk është i bazuar në shkencë”.

Nga analizimi i dhjetëra studimeve, që shqyrtonin lidhjen midis serotoninës dhe presionit, u arrit në përfundimin se nuk ka asnjë ndryshim në nivelet e serotoninës mes njerëzve të shëndetshëm dhe atyre me depresion.

Ulja artificiale e niveleve të serotoninës nuk çon në depresion, ndërsa pikëllimi apo gjendje të tjera të jashtme po. Por, pavarësisht kësaj, 85-90% e njerëzve besojnë se depresioni shkaktohet nga serotonina e ulët ose një çekuilibër kimik.

Doktor Mark Horoëitz, bashkëautor i studimit, tha se “Më kishin mësuar se depresioni ishte shkaktuar nga serotonina e ulët, madje e kisha mësuar këtë në leksionet e mia. Ky hulumtim më hapi sytë dhe duket sikur gjithçka që mendoja se dija është kthyer përmbys”.

Ekspertët u kërkuan njerëzve që të mos ndalojnë marrjen e ilaçeve të tyre, pas këtij studimi, duke theksuar se studime të shumta tregojnë që antidepresantët SSRI janë efektivë, edhe nëse mekanizmi që qëndron pas ilaçeve nuk është kuptuar plotësisht.

Doktor Michael Bloomfield, një konsulent psikiatër, tha se “Ka prova të qëndrueshme që ilaçet kundër depresionit mund të jenë të dobishme dhe mund të jenë shpëtimtarë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb