Gjenet janë faktori i parë kryesor që ju rrezikojnë të keni kolesterolin e lartë. Nëse nëna ose babai juaj ka kolesterol të lartë, atëherë ka gjasa që të vuani edhe ju nga i njëjti problem.

Por, nuk është vetëm trashëgimia që mund të shkaktojë kolesterol të lartë. Shumë faktorë të tjerë të mënyrës së jetesës kanë një ndikim të madh në këtë rrezik. Por ka një lajm të mirë: Mund të ndryshoni zgjedhjet që bëni. Ja cilat janë 4 gabimet që ju vënë në rrezik nga kolesteroli i lartë.

Ushqeheni jo shëndetshëm
Një dietë e lartë në yndyra të ngopura, që gjendet tek mishi, gjalpi dhe produktet e qumështi, rrit rrezikun për zhvillimin e kolesterolit të lartë, ashtu si konsumimi i tepërt i ushqimeve të pasura me kolesterol.

Jeni mbipeshë
Nëse keni një indeks të masës trupore më të madhe se 30, ka më shumë gjasa që të keni nivele më të ulëta të kolesterolit të mirë (HDL) dhe nivele të larta të kolesterolit të keq (LDL).

Nuk bëni aktivitet fizik
Sa më shumë lëvizni, aq më të vogla janë shanset që të bëheni obezë ose mbipeshë. Kjo nuk është e vetjma mënyrë që aktiviteti fizik ndikon te nivelet e kolesterolit, shkruan “shëndeti”. Stërvitja rrit gjithashtu nivelet e kolesterolit të mirë (HDL), ndërkohë që rrit madhësinë e grimcave të kolesterolit të keq LDL, duke e bërë atë më pak të dëmshëm.

Pini duhan
Akoma nuk keni hequr dorë nga duhani? Ai është shkaktari i 90% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive, dhe mudn të shkaktojë kancer në shumë pjesë të tjera të trupit. Nëse nuk jen bindur akoma që të lini duhanin, ja një tjetër arsye: duhanpirja ul nivelet e kolesterolit HDL dhe dëmton muret e enëve të gjakut.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb