Ish-Kryetar i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti, në emisionin “Open” në News24, u shpreh se sa i përket ndalimit të basteve, kërkesa fillestare ishin që të mbylleshin në një kohë më të gjatë, por se ligji detyroi mbylljen brenda dy muajsh.

Ai shtoi se paratë e basteve, shteti duhet t’i investojë në sport dhe kulturë.

“Ka një rrëmujë të paimagjinueshme kur trajtohet kjo çështje. Ne kemi kërkuar që mbyllja të ishte më e gjatë në kohë makinetave i dhamë 2 vite kohë. Vendimi është marrë për dy muaj duheshin mbyllur.

Nëse familja i vetmi institucion që ka të drejtë të kontrollojë si një individ më shumë se 21 vjeç i kontrollon paratë, familja ankohej dhe nuk lejohej të luante. I vetmi rast ka ndodhur në Pogradec. Çfarë është qeveria? Kujdestar kalamajsh? Kush është më e dëmshme alkoli duhani apo bastet. Është individi që vendos.

Në 10 veta që vdesin 6 janë se nuk bëjnë aktivitet sportiv, duhet të vëmë ligj për gjimnastikën e mëngjesit? Masa e marrë nuk ishte efikase. I vë notë pozitive vendimit tani me shpresën që këto para të kalojnë për sportin rininë kulturën, çdo gjë që dëmton shëndetin e njeriun në planin social, të kaloi në të mirë të sportit. Nuk mund t’i mbyllim veset. Nuk mbyllen me urdhër, edukohen informohen…”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb