Ajo që dukej si një shëtitje për Real Madrid u kthye në një makth në “Bernabeu” ku Schalke i mposhti në lojë dhe në rezultat. Perfomanca e “galaktikëve” vetëm e tillë nuk ishte ku deri në sekondat e fundit kualifikimi ishte në pikëpyetje. Humbja e pësuar la një shijë jo të mirë tek tifozët e pranishëm por edhe tek trajneri Carlo Ancelotti: “Luajtëm shumë keq duke vendosur kualifikimin në dyshim, një kualifikim që dukej i siguruar pas ndeshjes së parë. Fishkëllimat? Kurë janë të merituara duhet ti pranojmë, por tifozët duhet të na ndihmojnë të përmisohemi”. E vetmja gjë pozitive, përveç Ronaldo-s, për Ancelottin ishte rikthimi i Modric, por tekniku Italian nuk preferon të flasë për individë: “Një lojtar i vetëm nuk mund të bëjë diferencën dhe të na shpëtojë të gjithëve. Duhet të punojmë të gjithë sëbashku për të treguar se çfarë është e aftë të bëjë kjo skuadër”. Për sa i përket objektivave të Real-it këtë sezon, në La Liga dhe në Champions, Ancelotti i ka idetë e qarta: “Nëse rikthehemi të luajmë si në dhjetor mund të fitojmë në kampionat dhe Evropë, në të kundërt jo”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb